E thotë Guardiola – Aguero nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj United

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka konfirmuar lajmin se sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen me Man United në fundjavë.
City i shkon United në shtëpi, ku do ta zhvillojnë ndeshjne e xhiros së 12 në kuadër të Premierligës, por “qyetarët” do të jenë pa Agueron pasi që është i lënduar, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri Guardiola në një intervistë për media.
“Ka pasur minuta, gjëja e rëndësishme është si ka reaguar. Ishte i gatshëm të bënte katër ose pesë stërvitje dhe gjuri i tij dukej shumë mirë”.
“Ai nuk do niset në Old Trafford. Ishte i lënduar për katër ose pesë muaj”, deklaroi ai.