09:47 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

E thotë ish-futbollisti: Strakosha i Lazios ka koronavirusin!

Ish-futbollisti i Torinos dhe Bari, Massimo Brambati është lidhur mbrëmë në Instagram. Në një bisedë të hapur, ai ka thënë se skuadrat e Series A po fshehin të dhënat për koronavirus.

Sipas tij, portieri shqiptar i Lazios, Tomas Strakosha ka koronavirus.

“Ka dy lojtarë, një nga Milano dhe një nga Lazio , të cilët janë pozitivë për Coronavirus. Strakosha i Lazios është pozitiv, dhe Kessie i Milanos” ka thënë Brambati.

Por, ka qenë i menjëhershëm reagimi i vëllaut të portierit shqiptar.

“Ju duhet të keni turp të përhapni gënjeshtra dhe, nëse nuk do të respektonit moshën tuaj, unë personalisht do t’ju padisja për dezinformim” ka thënë Dimitri Strakosha./Indeksonline/