E thotë Klopp: Henderson mund të rikthehet ndaj Aston Villës

Kapiteni i skuadrës së Liverpoolit, Jordan Henderson mund të rikthehet dëmtimi që e pësoi në takimin kundër Chelseas.
Mesfushori anglez ka humbur tri ndeshje me Liverpoolin si shkak i një lëndimi në këmbë, shkruan IndeksOnline
Klopp beson se Henderson do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Aston Villën që zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:15.
“Hendo do të jetë pjesë e grupit në stërvitje sot. Ai do të fillojë me ngrohjen, ne do të përcjellim gjendjen e tij”, shpjegoi Klopp.
“Ai nuk ka absolutisht asnjë problem muskulor. Është në rregull, ai nuk është dëmtuar më, kështu që tani duhet të sigurohemi se ai mund të bëjë hapin tjetër. Çfarë do të thotë kjo për fundjavën, nuk e di”, tha ai.