75 Mall Live Search
10:13 / E Hënë, 12 Prill 2021 / Blerim

E thotë klubi i Galatasaray, Falcao lëndohet keq në fytyrë

Klubi turke, Galatasaray ka bërë të ditur se sulmuesi i tyre, Falcao është lënduar rëndë.

Radamel Falcao thuhet se është lënduar në stërvitje me një bashkëlojtar të tij, ku ka lënduar keq fytyrën, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi turk përmes një postimi në profilin e tyre në ‘Twitter’.

“Pas përplasjes me kokë në stërvitjen e sotme, një frakturë u zbulua në kockat e fytyrës të lojtarit, Radamel Falcao, ekzaminimet e të cilit u kryen në spitalin tonë sponsor Spitalin Ulus Liv”, deklaroi klubi.

“Trajtimi i lojtarit tonë është planifikuar për këtë mbrëmje me një ndërhyrje të mbyllur nën anestezion”, deklaroi Galatasaray.