E thotë Raiola: Ibrahimovic nuk e ka rinovuar kontratën me Milanin

Orë më herët, gazeta e njohur italiane, “Calciomercato”, raportoi se sulmuesi suedez, Ibrahimovic ka rinovuar kontratën me Milanin.
Por ky lajm u demantua tani nga agjenti, Mino Raiola, ku tha se lajmi i “Calciomercatos” është një raportim i rremë, përcjellë IndeksOnline
Raiola e demantoi lajmin e gazetës italiane përmes një postimi në “Twitterin” e tij zyrtar, vetëm pak çaste më parë.
Ibrahimovic has NOT renewed his contract with AC Milan. ⠀
— Mino Raiola (@MinoRaiola) August 26, 2020
Ibrahimovic NON ha rinnovato il suo contratto con AC Milan. #FakeNews pic.twitter.com/cSiYLxF7pT