E thotë raporti: Institucioneve qendrore, që qytetarët u besojnë më së paku

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar edicionin e dhjetë të Barometrit Kosovar të Sigurisë (BKS). Ai është një mjet i QKSS-së përmes të cilit maten perceptimet publike në Kosovë në lidhje me besimin e qytetarëve në institucione dhe çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë.
Pyetjes së parashtruar nga kjo qendër për qytetarët se te cili institucion keni më pak besim, qytetarët janë përgjigjur me 41 për qind tek institucionet qendrore, ku përfshihet Presidenca, Kuvendi, Qeveria dhe Administrata Tatimore e Kosovës. Pas tyre radhiten institucionet e drejtësisë me 17 për qind./IndeksOnline/