17:29 / E Hënë, 10 Maj 2021 / OSH

E thotë Romano: Cavani vazhdon kontratën me Manchester United

Sulmuesi nga Uruguaji, Edinson Cavani do të jetë pjesë e Manchester United për së paku edhe një sezon.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano raporton se Cavani dhe United kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës, transmeton Indeksonline.

Zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët e ardhshme. Cavani është duke kaluar një sezon të mirë me gjigantin anglez.

Ditë më pare, Ole Gunnar Solskjaer tha se dëshiron ta ketë Cavnin edhe sezonin tjetër në skuadër./Indeksonline/