75 Mall Live Search
23:37 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / MSH

E thotë Sali Berisha: Gjatë qeverisjes time ka pasur korrupsion

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, thotë se edhe në kohën që ai qeveriste vendin ka pasur korrupsion.

Berisha është shprehur në emisionin “Opinion” se në atë kohë ka pasur dhe luftë kundër korrupsionit dhe nuk ka pasur tenderë sekret.

Kryedemorkati akuzoi qeverinë se ka firmosur shkresën për t’i dhënë inceneratorëve miliona euro dhe se kjo gjë përbën një aferë korruptive.

“Unë kam firmosur në përputhje të plotë me ligjin. Kam firmosur mbi 7 mijë vetëm vendime qeverie, por në përputhje me ligjin. Pa diskutim ka pasur korrupsion. Por ka pasur dhe një luftë aktive kundër korrupsionit. Ka pasur konkurrencë. Nuk ka patuar prokurime sekrete apo me fonde maksimale. Janë 420 milionë euro djegësit, të cilat kryeministri kurrë nuk duhet ta firmoste”, tha Berisha.