21:03 / E Premte, 21 Maj 2021 / Blerim

E thotë Solskjaer: Maguire nuk do të jetë i gatshëm për finalen e Evropa Ligës

Të mërkurën do të zhvillohet finalja e madhe e Evropa Ligës ndërmjet Manchester United dhe Villarrealit.

Për këtë ndeshje nuk do të jetë mbrojtësi Harry Maguire, pasi është i lënduar, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur vet trajneri i Man United, Solskjaer, ku tha se Maguire nuk do të mund të paraqitet për finalen e Evropa Ligës.

“Ai po përparon, por është një rrugë e gjatë deri sa ai të fillojë të vrapojë”, tha Solskjaer.