12:23 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

E thotë studimi: Burri i papunë, një martesë e dështuar

Në vitet e fundit, shkalla globale e divorcit është rritur me 251.8%.

Një grua mesatare nga Maldivet (vendi me shkallën më të lartë të divorcit) kalon nëpër 3 divorce para se të mbush 30 vjeç, shkruan Indeksonline.

Nga një studim i Harvardit, këto janë gjetjet:

Një profesor i Harvardit mori të dhëna nga mbi 6.300 çifte, që datojnë nga vitet ’70.

Pas vëzhgimit të të dhënave, u zbulua se edhe pse çiftet debatojnë dhe divorcohen për shkaqe të shumta, shkalla e probabilitetit të tyre për t’u divorcuar rritet për 30% kur burri është i papunë.

Dhe, nuk është vetëm kaq. Familjet ku burrat janë duke punuar me kohë të pjesshme, kanë një rrezik të madh për t’u divorcuar.

Sipas hulumtimit, statusi i punës së një gruaje nuk ka asnjë efekt në një martesë./Indeksonline/