13:15 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Tomë Gashi: Dokumentet janë të Gjykatës Speciale

Ka dy ditë që po zhvillohet drama brenda zyrave të OVL të UÇK-së, me dokumente të sjella brenda tyre e që sot u konfirmuan nga avokati i  kësaj organizate Tomë Gashi se janë dokumente origjinale nga Gjykata Speciale.

Gashi ka thënë se këto në bazë të llogos, janë vërtetuar se janë dokumente origjinale të Gjykatës Speciale.

Këto janë dokumente origjinale,

Në konsulta me avokatin, këto dokumente janë të Gjykatës Speciale, është material, qëllimi ynë ka qenë që ne ta pranonim se ky është material i tyre.

Në asnjë mënyrë nuk do t’u jipet ky material pa prezencën e Policisë së Kosovës, ata e pranojnë se ky dokumentacion i përket Gjykatës Speciale. Ata e pranojnë se është i tyre dhe në këtë mënyrë nuk ka pse të implikohet as policia e as Prokuroria e Kosovës.

Duhet të jemi të kujdesshëm të mos publikohen emra. Ka pasur

“Dokumenti origjinal i Gjykatës Speciale, këta i kanë marrë dokumentet. Në bazë të llogos, këta e vërtetojnë se këto janë dokumente të Gjykatës Speciale, ndryshe nuk i kishin marrë. Në këtë rast as policia as prokuroria nuk mund të involvohen, sepse këto janë dokumente të Gjykatës Speciale”, tha Gashi.

Nga ana tjetër kryetari i OVL të UÇK-së  ka thënë se qëllimi i tyre ka qenë që  Gjykata Speciale ta pranojë se këto dokumente të sjella në zyrat e tyre janë material i Gjykatës Speciale.