E thotë Tuchel : Neymar do të jetë i gatshëm për Ligën e Kampionëve

Neymar u rikthye dje në humbjen 3:2 ndaj Monacos, për t’i zhvilluar vetëm 30 minuta si llojë testi për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Tekniku i Parisit, Tuchel tha se Neymar do të mund të luajë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Leipzigut, shkruan IndeksOnline
“Ndeshja me Leipzig do të jetë e vështirë, por s’do të ishte shumë ndryshe edhe nëse do të kishim fituar”, tha Tuchel.
“Duhej ta largonim Mbappen, nuk morëm rrezik për Marquinhos dhe Neymar luajti minutat e duhura”.
“Neymar është i përkushtuar. Ai do të startojë kundër Leipzig”, tha ai.