75 Mall Live Search
14:39 / E Hënë, 05 Prill 2021 / Blerim

E thotë Zidane: Hazard është i gatshëm ndaj Liverpoolit

Nesër me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet takimi i çerekfinales në Ligën e Kampionëve ndërmjet, Real Madridit dhe Liverpoolit.

Para kësaj ndeshje të madhe për media ka folur edhe tekniku i Realit, Zidane i cili tregoi se Eden Hazard do të jetë gati ndaj ‘The Reds’, shkruan IndeksOnline

“Më e rëndësishmja është që Hazard është i qetë dhe është rikuperuar plotësisht”, tha ai.

“Ndeshja ndaj Liverpoolit është më e rëndësishmja e sezonit pasi që është ndeshja e ardhshme për ne”, shtoi ai.

Gazetari e pyeti nëse ai ndjen që Reali është nënvleftësuar këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

“Po, ne jemi nënvleftësuar këtë sezon, ne nuk marrim diçka si të humbur, kurrë!”, tha Zidane.

“Të gjithë lojtarët që janë këtu mund të luajnë, ata janë më të mirët”, shtoi ai.

“Klopp është një trajner i madh, kam shikuar shumë strategë kur isha më i ri dhe kam mësuar nga ta”, përfundoi Zinedine Zidane