10:38 / E Enjte, 27 Maj 2021 / AR

E thyen heshtjen, Kim Kardashian zbulon të vërtetën rreth lidhjes me Travis Barker

Kim Kardashian i ka dhënë fund thashethemeve në lidhje me Travis Barker.

Asaj iu adresuan shumë pyetje në llogarinë e saj në Instagram, transmeton Indeksonline.

Ish bashkëshortja e Travis, Shanna Moakler thoshte se kishte kapur në shtrat Kimin dhe Travis por Kim e mohon këtë.

“Jo, kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi miq që një kohë të gjatë dhe unë jam e lumtur për Kourtney dhe Travis”, tha Kim.

Moakler u divorcua nga Barker në 2008, e gjithë kjo kishte ndodhur për shkak të lidhjes së tij me Kimin./Indeksonline/

Kim Kardashian mohon lidhjen me tregimin e rremë të Travis Barker