19:23 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

E tillë është Dafina me vokal fantastik, arsyeja pse publiku shqiptarë e mirëpret gjithnjë (Video)

Karriera muzikore e Dafina Zeqiri është disa vjeçare. Ajo arriti që publikun shqiptarë ta bëjë për vete që në publikimet e para.

Thjeshtë ishte e mahnitshme në secilin projekt që realizonte. Por ishte pikërisht ‘Amazing Girl’ kënga e cila zbuloj Dafinën e vërtetë, atë shumë energjike, të përbetuar për muzikë shumë të gjallë, që të bën të kërcesh por edhe të bën ta duash e ta dëgjosh një këngë pa u bërë aspak monotone.

Kësisoj vazhdoj ajo me këngë nga më të ndryshmet, madje edhe me bashkëpunime të tilla.

Jo vetëm kaq, Dafina u godit herë pas herë edhe nga mediat për raportime nga më të ndryshmet, më së shumti për lidhje “dashurie” që shumë shpesh bëheshin edhe me të afërmit e saj.

Por pak rëndësi pati kjo kur ajo arriti të bashkëpunoj edhe me yje të huaj botëror në këngët e saj. Dafina vendosi të kthehet sërish, me këngë shqip, shumë të bukura për t’u dëgjuar. Kësisoj dy projekte radhazi e bën Dafinën të kthehet bindshëm në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, kudo ku ka shqiptarë.

Pas ‘Fuego’, Dafina mbrëmë ka publikuar këngën ‘Kalon’ në bashkëpunim me Lumi B, një këngë thjeshtë fantastike në çdo aspekt. Vokali i Dafinës është për t’u lakmuar nga thuajse të gjithë këngëtaret shqiptare, zë fantastik.

Zëri pra është pikërisht e veçanta e Dafinës që e mbajti atë për vite ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptarë./Indeksonline/