21:59 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

E tmerrshme, 42 vjeçari përdhunon 5 vjeçaren para syve të nënës së saj

Një përdhunues  42 vjeçar ka sulmuar seksualisht një 5 vjeçare në tren, vetëm disa orë pasi ishte liruar nga burgu për sulm.

Darren Rothëell, 42 vjeç ka sulmuar seksualisht një vajzë 5 vjeçe në prani të nënën së saj, në Manchester Victoria, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Darrën kishte qenë i privuar nga liria për 26 muaj, pasi që më herët ishte shpallur fajtor për sulme seksuale.

Para se të sulmonte vajzën Darren kishte kërkuar nga 5 vjeçarja një përqafim me ç’rast e sulmoi seksualisht vogëlueshën para nënës së saj të tmerruar.

Pas aktit të shëmtuar ishin njoftuar autoritet dhe Darren ishte identifikuar dhe arrestuar shumë shpejtë.

Përdhunuesi monstër së shpejti pritet të dalë para gjykatës./Indeksonline/