E tmerrshme, arrestohet një person në Istog pasi po i keqpërdorte fëmijet për pornografi

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Istog.
Ai po akuzohej se ka keqpërdorur fëmijët për pornografi, transmeton Indeksonline.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje sipas vendimit të prokurorit.
Nga ajo që ka shkruar Policia, i dyshuari është arrestuar për një rast në Viti për vitin 2020./Indeksonline/