75 Mall Live Search
08:42 / E Shtunë, 10 Prill 2021 / OSH

E tmerrshme: Disa meshkuj rrahin një femër në Prishtinë, dyshohet se ia ndërprenë shtatzëninë

Të hënën, me datën 5 prill, disa persona kanë rrahur një femër, shtetase e Shqipërisë, në Lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit ende nuk kanë arritur të identifikohen, transmeton Indeksonline.

Përveç dhunës, ekziston dyshimi se ndaj viktimës personat e dyshuar mund të kenë kryer veprën penale ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Hetimet ende janë duke vazhduar./Indeksonline/