75 Mall Live Search
13:04 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

E tmerrshme/ Djemtë e sulmojnë nënën me biçikletë, në Gjakovë

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur dhunë familjare në Gjakovë, ku dy djemë kanë sulmuar nënën e tyre.

Viktimën e kanë sulmuar me biçikletë, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pas kësaj, ajo ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 16.10.2020 – 17:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë sulmuar me biçikletë nënën e tyre viktimën femër kosovare të cilës i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Indeksonline/