10:06 / E Martë, 27 Tetor 2020 / OSH

E tmerrshme: Fëmijët e birësuar i mbajtën për vite në bodrum, arrestohet çifti

Një çift nga Tenesi ka mohuar akuzat në gjyq se është fajtor për vrasjen dhe keqtrajtimin e fëmijëve që i kishin birësuar.

Siç raporton Reutersi, mbi Michael Grayn, 63-vjeç dhe Sherley Grayn, 60, rëndojnë mbi 42 pika të aktakuzës.

Ata akuzohen për vdekjen e vajzës, gjymtyrët e së cilës janë gjetur në pronën e tyre, kurse fëmijët tjerë që i kishin birësuar i kishin keqtrajtuar.

Dyshja është arrestuar në maj pasi që një djalë është vërejtur duke shëtitur i vetmuar në një rrugë.

E kalimtari i rastit i kishte telefonuar policisë që menjëherë ishte shfaqur në vendin e ngjarjes, ndërkaq “prindërit” e tyre e kishin pranuar se gjymtyrët e vajzës së vogël i kishin varrosur në stallë, derisa djalin tjetër 15-vjeçar e kishin mbyllur në bodrum për më shumë se katër vjet.

Dy fëmijët e kishin kaluar një kohë të caktuar në shtëpizën e qenit, e asnjëri prej tyre nuk kishte shkuar në shkollë dhe dukeshin sikur të “kishin dalë nga “shpella”, thuhet në dokumentet e gjyqit.