E tmerrshme gjendja e kësaj lagje të Prishtinës

Një gjendje e tmerrshme tash e sa javë po shoqëron lagjen Dardania, më saktësisht mbrapa shkollës fillore “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.
Aty shihen mbeturinat në tokë të shpërndara, ndërsa banorët në rrjetet sociale janë ankuar për këtë gjendje duke thënë se kjo nuk është telashja e vetme me të cilën ata ballafaqohen.
Ata mendje duke e etiketuar në Facebook kryetarin Shpend Ahmeti, kanë bërë me dije se kjo pjesë e lagjes ka mbetur edhe pa ndriqim publik tash e disa muaj, e madje edhe janë të rrezikuar nga qentë endacak, problem i vjetër ky i Prishtinës.
Ju sjellim pamje:



