E tmerrshme, i mituri dyshohet se dhunoi fëmijën vajzë në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje gjatë ditës në kryeqytet. Një i mitur dyshohet se e ka dhunuar një vajzë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh.
Sipas policisë, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekazaminim.
“Prishtinë 16.11.2020 – 12:00. Është raportuar se i dyshuari i mitur mashkull kosovar dyshohet se ka dhunuar viktimën fëmijë femër kosovare. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit, i cili rekomandon që viktima të dërgohet në IML për ekzaminim dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.