19:13 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E tmerrshme, ja ku e futën këtë 12- vjeçar për ta trafikuar (Foto)

Askush nuk do ta besonte nëse nuk do ta shikonte me sytë e tij.

Një fëmijë 12-vjeçar është fshehur në kroskotin e një  makine BMW X5, me qëllim futjen klandestin në Spanjë.

Policia arriti të zbulonte vendfshehjen e djalit nga Guinea me anë të një aparati të veçantë i cili identifikoi të rrahurat e zemrës.

Kur oficeri i policisë futi dorën për të kontrolluar në kroskot preku trupin e një njeriu.

Për shkak të vendit të ngushtë dhe shumë të vogël  i mituri kishte probleme me frymëmarrjen por dhe me këmbët pasi i është dashur t’i mbajë të mbledhura.

Policia zbuloi këtë rast trafiku në kufirin mes Marokut dhe enklavës veriore të Spanjës në Melilla të Afrikës, të premten e 8 dhjetorit.

Policia arrestoi 65 vjeçarin dhe ai pritet të dalë para gjykatës.