E tmerrshme/ Kamera kap momentin kur një burrë ushtron dhunë ndaj një gruaje me karrocë në QKUK

E gjithë vëmendja sot ka qenë në qytetin e Ferizajt, pas ngjarjes së rëndë ku mbetën të lënduar mbi 40 persona nga shpërthimi i një bombole në një restaurant.
Interesimi i gazetarëve për ta përcjellë ngjarjen ishte tejet i madh, teksa ata raportuan edhe nga QKUK, ku edhe po dërgoheshin të lënduarit.
Por, kamera e RTK-së, derisa gazetarja po raportonte, kapi një moment tjetër të rëndë, atë të dhunës së burrit ndaj një gruaje, transmeton IndeksOnline.
Në këto pamje mund të shihni se si një burrë i cili po dilte bashkë me një grua e cila është në një karrocë invalidësh ushtron dhunë ndaj saj./Indeksonline