75 Mall Live Search
21:38 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

E tmerrshme, nëna hedh foshnjën në kanal, shpëtohet nga qentë endacakë!

Kamera ka regjistruar gjithçka derisa një nënë ka hedhur vajzën e saj të vogël në një kanal të ujërave të zeza të mbështjellë pranë Dogra Gate në Kaithal.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të ditës së shtunë.

Kanë qenë dy qenë endacakë ata që kanë dëgjuar të qarat e fëmijës, të cilët pastaj fillojnë të lehin dhe shkojnë në drejtim të fëmijës.

Kështu, disa kalimtarë i vunë re dhe njoftuan policinë lokale.

Policia e dërgoi vajzën në Spitalin Civil Kaithal, ku po i nënshtrohet trajtimit mjekësor.

Mjekët thanë për mediat se foshnja ishte gjallë por në gjendje kritik për jetën dhe se po bëjnë gjithçka për të shpëtuar vajzën që peshon vetëm 100 gram.

Pasi shëndeti i saj të përmirësohet, ajo do dërgohet në spital.

Policia po punon për identifikimin e nënës.