75 Mall Live Search
09:27 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

E tmerrshme: Nëna mbytë foshnjën e porsalindur në Prizren, gjendet në tavanin e shtëpisë

Policia ka njoftuar se me datën 26 prill 2019, e dyshuara femër ka kërkuar ndihmën mjekësore në spitalin e Prizrenit, pasi që e njëjta kishte lindur një foshnje në shtëpinë e saj dhe më pas dyshohet që e ka mbytur.

Foshnja është gjetur në tavanin e shtëpisë, transmeton Indeksonline.

“Trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia të dyshuarën e ka arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./Indeksonline/