75 Mall Live Search
20:24 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

E tmerrshme se si nëna rrotullon vajzën pa dëshirën e saj, shikoni si ajo lëndohet (Video)

Jo gjithkush di të sillet si i ka hije, si njeri apo si nënë. Kësisoj një nënë u filmua duke qeshur teksa vajza e saj qante dhe bërtiste në një shesh lodrash.

Gruaja në fjalë më vonë është thirrur në polici pas sulmeve të ashpra në internet për mënyrën se si është “kujdesur” për fëmijën.

Vajza e vogël arrin të dëgjohet duke bërtitur ‘nuk më pëlqen’ udhëtimi rrotullues por që nëna dhe personi që po xhironte dëgjohen duke qeshur, transmeton Indeksonline.

Videoja u ngarkua pikërisht nga ajo në internet por që u përmbyt shpejtë nga prindërit e zemëruar, për këtë abuzim me fëmijë.

Shumë njerëz u bënë bashkë për t’a raportuar më pas në polici. Nëna ka mohuar se ishte abuzim me fëmijën por që sipas saj ishin duke u argëtuar përderisa në video shihet qartë se si fëmija edhe rrëzohet në tokë dhe godet kokën duke u munduar të ikën nga ky rrotullim./Indeksonline/