11:23 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

E tmerrshme, shikoni se si shoferi lidh vajzën prapa furgonit (Pamje)

Një ngjarje e pabesueshme u regjistrua në Turqi, ku një vajze ishte lidhur në pjesën e pasme të një furgoni.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Cankiri Yayalakent, raporton Hurriyet dhe pas hetimeve u zbulua se vajza e lidhur prapa makinës ishte vajza e shoferit të furgonit.

Videoja u bë virale në Turqi, ndërsa menjëherë pas publikimit autoritetet arrestuan pronarin e furgonit.

Nuk dihen ende arsyet se përse vajza u lidh në vendin ku mbahen biçikletat në furgon.