23:29 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

E tmerrshme, shikoni si rrahen mes vete fëmijët në qerdhe. Mësueset bëjnë tifo!

Jo rrallë herë të vegjlit maltretohen në mënyra të ndryshme gjatë qëndrimit në kopshte!

Nëna e një katër-vjeçari ka postuar videon e një kopshti ku duken fëmijë që futen në një “kampionat boksi” në klasa, ndërsa edukatoret bëhen si tifoze e trajnere.

Ngjarja ka ndodhur në Misuri të SHBA-ve, dhe videoja është xhiruar fshehurazi, nga dritarja, nga vëllai i madh (10 vjeçar) i njërit prej fëmijëve, i cili kishte shkuar në familje duke qarë.

“Ai nuk e kuptonte se pse shoku i ngushtë e kishte rrahur”, thotë e ëma, që publikoi videon.

Edukatoret e pranuan që i kishin vënë fëmijët të ndesheshin, por vetëm si mënyrë për të shkarkuar stresin e fëmijëve.

Kopshti i ka shkarkuar edukatoret nga detyra, por nëna ka hedhur edhe kopshtin në gjyq e kërkon 25 mijë dollarë dëmshpërblim.