E tmerrshme: Vajza 10 vjeç lind djalë pasi u përdhunua nga vëllai i saj më i madh
Një vajzë 10 vjeçare ka lindur një djalë pasi ajo u përdhunua nga vëllai i saj më i madh.
Foshnja u dërgua nga seksionet cezariane në një spital në Kolumbi, ku thuhet se vajza dhe djali kanë një gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Për vajzën po kujdeseshin në një spital në lagjen Florencia në qytetin Puerto Leguizamo.
“Në bazë të informacioneve që kemi marrë nga policia, e mitura mbeti shtatzënë pasi ajo u abuzua seksualisht nga një anëtar i familjes, me sa duket vëllau”, ka thënë Drejtori i Spitalit Camilo Diaz.
Sipas mediave lokale, prindërit e vajës nuk donin të raportonin djalin e tyre tek autoritete lokale.
Megjithatw, policia lokale është duke shqyrtuar pretendimet për dhunim dhe pohimet për abuzimin e fëmijëve. /Indeksonline/