18:53 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E tmerrshme: Vriten dy këlyshë të arushës në Bukosh të Suharekës (Foto+18)

Sot rreth orës 11:00 në malet e fshatit Bukosh të komunës së Suharekës persona të pandërgjegjshëm kanë vrarë dy këlysh të arushës,ku gjithashtu dyshohet që është plagosur edhe nëna e tyre, shkruan Indeksonline.

Sipas udhëheqësit të shoqatës së gjuetarëve “Theranda” Skender Sadikaj,menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorati i gjuetisë dhe policia e Kosovës.

Sipas hetimeve preliminare vrasja e këlyshëve është bërë me armë ushtarake të kalibrit të madh ku janë gjetur edhe gëzhoja në vendin e ngjarjes .


Dyshohet që në vrasjen e arinjve të vegjël kanë marrë pjesë dy persona .

 

Policia po bënë hetime intensive në zbardhjen e rastit dhe kapjen e të dyshuarve . Vrasja e arinjve është e ndaluar me ligj.

Sipas ligjit dënimi për vepra te tilla është nga 6-8 vite me burg./Indeksonline/