75 Mall Live Search
11:07 / E Shtunë, 10 Gusht 2024 / Gj. Sh

E ‘tradhëtoi’ Juventusin, mbrojtësi francez arrin në Londër

Jean-Clair Todibo sot pritet të nënshkruaj me klubin e ri.

Mbrojtësi francez, ka zbarkuar në Londër, për tu bashkuar me West Ham Unitedin, shkruna IndeksOnline.

Ai është parë në aeroplan së bashku me drejtorin e skuadrës angleze, Tim Steidten.

Todibo do të transferohet nga Nice te West Hami në formë huazimi me të drejtë të blerjes së kartonit në fund të sezonit për 40 milionë euro.

24-vjeçari ishte afër transferimit te Juventusi, por në fund vendosi të bashkohet me West Hamin./IndeksOnline/