E tradhëtoi vendin, ukrainasit e ekzekutojnë zyrtarin që kaloj me Rusinë

Një video dramatike tregon momentin kur një zyrtar ukrainas, i icili kishte kaluar nga ana e rusëve, vritet në atentat me bombë nga forcat e rezistencës.
Askyar Laishev punonte për Shërbimin e Sigurisë së Brendshme në Donbas, por më pas vendosi të kalonte me palën tjetër, duke mbështetur separatistët në Republikën e Luhanskut, të mbështetur nga Moska.
Por bashkëkombësit e tij nuk ia falën tradhtinë dhe e vranë, më 11 gusht, përmes shpërthimit të një bombe në makinën e tij. Laishev arriti të dilte nga makina pasi ajo u hodh në erë, por vdiq disa ditë më vonë në spital.
⚡️The footage of the explosion of a car with the "head of the service centrу of the Ministry of Internal Affairs" of the temporarily occupied Starobilsk of the Luhansk region, Askyar Laishev, appeared on the Internet. pic.twitter.com/JLOufJ2aRX
— Flash (@Flash43191300) August 26, 2022