E tradhtoi gruan, aktori shihet pa unazën e martesës

U bënë gati një muaj që kur këngëtari dhe kitaristi i Foo Fighters, Dave Grohl, u akuzua se e kishte tradhtuar gruan e tij dhe se së fundmi u bë baba i një fëmije që kishte me të dashurën e re.
Edhe pse ai e informoi publikun në atë kohë se “e do gruan e tij” dhe se “do të bënte gjithçka për të rifituar besimin e saj dhe për të marrë faljen e saj”, ai tani është fotografuar nga paparacët jashtë një dyqani në Kaliforni pa unazën e martesës, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se Dave dhe bashkëshortja e tij, ish-modelja dhe producentja Jordyn Blum, janë bashkë për më shumë se 20 vjet. Ata u martuan në vitin 2003 dhe kanë tri vajza – Violet Maye (18), Harper Willow (15) dhe Ophelia Saint (10).
“Së fundmi u bëra baba i një vajze jashtëmartesore. Kam në plan të jem një prind i dashur dhe mbështetës për të. Unë e dua gruan dhe fëmijët e mi dhe po bëj gjithçka që mundem për të rivendosur besimin e tyre dhe për të marrë faljen e tyre”, shkruante ai në Instagram në fillim të shtatorit./Indeksonline/