10:49 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

E tradhtoi motrën, Kim Kardashian, kapet “mat” në darkë me Tristan Thompsonin

Tristani u pa në një restorant në New York, kur papritur erdhi ylli Kim Kardashian dhe u panë teksa u përshëndetën me një përqafim të përzemërt, këtë moment e kanë kapur paparacët, transmeton Indeksonline.

Basketbollisti Tristan Thompson ishte burri i motrës së Kim-it, Khloe Kardashian, por pas tradhtisë me një femër tjetër, ata u ndanë.

Sipas burimeve të TMZ-së, motrat Kardashian ende e konsiderojnë familjarë Tristanin pasi që ai është babai  i vajzës së Khloes.

Ende mbetet e paqartë pse vazhdojnë të takohen ata, kur Tristan e mashtroi motrën e Kim Kardashian, Khloe me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner. /Indeksonline/