13:29 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

E tradhtoj të dashurën me nënën e saj! Si të ndalem?

Unë po vazhdojë të kem seks të nxehtë me nënën e të dashurës sime për disa muaj.

E di që nuk duhet të ndodh kjo, por më pëlqen aq shumë sa t’i jap fund kësaj lidhje.

E dashura ime është e mrekullueshme, bionde dhe ne po dalim që gjashtë muaj.

Nëna e saj është e divorcuar dhe ka kaluar muajt e fundit në Skotalnd, duke qëndruar me vajzën e saj më të madhe e cila sapo ka pasur një fëmijë, kështu që unë e takova atë vetëm kur ishte ditëlindja e saj.

Ishte një mbrëmje e mrekullueshme familjare dhe të gjithë u pajtuar se ishte njëra nga festat më të mira.

Nëna e saj dukej brilliante në një fustan të shkurtër. E dashura ime është 22 vjeçe dhe nëna e saj 42, por ato duken si motra.  Unë jam 24.

Ajo flirtoi gjatë tërë atë me mua, duke i thënë të gjithëve se sa me fat është vajza e saj që më ka mua.

Çdo herë sa herë e shikoja e kam zënë duke më shikuar mua dhe më buzëqeshte.

E dashura ime ka banesën e saj por ne qëndruam te nëna e saj atë natë dhe kur ajo shkoj në shtrat, nëna e saj dhe unë qëndruam zgjuar duke biseduar me tezën e saj.

Tezja e saj shkojë në shtëpi pas një kohe dhe mbetëm vetëm ne të dy.

Duke biseduar ajo erdhi u ulë në gjunjët e mi dhe filloi duke më prek  flokët dhe duke më puthur. Ajo është shume seksi.

Ne përfunduam duke pasur marrëdhënie seksuale atë natë dhe ishte e mrekullueshme.

Tani ajo më shkruan çdo ditë dhe ne takohemi sa herë që e dashura ime shkon në punë.

Asnjëri nga ne nuk dëshiron që ta lëndojmë të dashurën time por në të njëjtën kohë na pëlqen kjo lidhje që e kemi.

Ajo më thotë se unë jam i dashuri i saj më i miri që e ka pasur ndonjëherë.

Përgjigja:

Është vetëm çështje kohe para se e dashura juaj të kuptoj këtë lidhje dhe ajo do jetë e shkatërruar.

Dy persona të cilët janë më të afërt të saj janë duke e thyer besimin e saj.

Nëna e saj sapo është bërë gjyshe dhe ndoshta po dëshiron ta heq vëmendjen nga statusi i saj i ri duke u marr me këtë gjë.

Gjasa që të vazhdoni në të ardhmen janë të vogla për të dy, pa marrë parasysh se sa i mirë është seksi.

Trego maturi dhe përfundo këtë lidhje para se të  ndodhin gjërat që nuk do mund t’i ktheni prapa.

Ajo meriton një të dashur i cili ka sy vetëm për të dhe të mendoj se është i lumtur që e ka atë për të dashur./Indeksonline/