E tradhton e dashura, thërret ndihmën e shpejtë për të bërë testin e ADN-së
Një burrë thirri një ambulancë për të ardhur në shtëpinë e tij për të bërë një test të AND-së sepse e kishte tradhtuar e dashura.
Një regjistrim i bisedës në natën Vitit të Ri është postuar në Twitter nga Shërbimi i Ambulancës së Veriut Perëndimor, me titullin “vërtet?!”
Në të, operatori për shërbimin e ambulancës e pyet njeriun “është duke marrë frymë pacienti”, në të cilën ai përgjigjet: “OK, ju lutem, unë vetëm po telefonoj sepse partnerja im më ka tradhtuar”.
Më vonë ai kërkoj nga ndihma e shpejtë që të vijë për ti bërë testin e AND-së të dashurës së tij, gjë për të cilën shërbimi i ambulancës i tregojnë që nuk bëjnë shërbime të tilla, derisa ai më në fund e ndërprenë telefonatën dhe heq dorë./Indeksonline/