75 Mall Live Search
19:07 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / G T

E transferoi për ta zëvendësuar Rodrin, Nico Gonzalez lëndohet dhe humb ndeshjen ndaj Real Madridit?

Mesfsushori i Manchester Cityt, Nico Gonzalez është lënduar në debutim me skuadrën angleze.

Nico ishte futur në lojë nga minuta e parë në FA Cup, ku City fitoi me shifrat 1:2 ndaj Leyton Orient, shkruan Indeksonline

Gonzalez u lëndua në mintuën e 22’të dhe u dashtë të largohej nga fusha. Nuk dihet shkalla e lëndimit, por lojtari rrezikon të mos luaj në ndeshjen ndaj Real Madridit në UEFA Champions League.

Kujtojmë që Gonzalez u transferua në “Etihad” nga Porto për 60 milionë euro si zëvendësues i Rodrit./Indeksonline/