75 Mall Live Search
10:10 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

E transferoi te Chelsea, Sarri tashti kërkon te Juventusi

Maurizio Sarri si duket është shumë i lidhur me sulmuesin Olivier Giroud.

Tekniku italian ka kërkuar nga skuadra e tij të transferojë kampionin e botës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi e ka pranuar se e ka të vështirë të qëndrojë te Chelsea dhe një transferim te Zonja e Vjetër është shumë i mundshëm.

Dëshira e Sarrit për ta pasur përsëri në skuadër mund të shtyjë francezin të pranojë ofertën e Juves.

Giroudi, i cili është paraqitur vetëm shtatë herë për Chelsean këtë sezon, duke shënuar një gol, ka tërhequr interes edhe nga Bordeauxi dhe Inter Milani. /IndeksOnline/