E transferuan para dy dite, Mikel Arteta jep lajmin e hidhur për tifozët: Do të mungoj disa javë!

Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së ardhshme në Premier League.
Skuadra e “topçinjëve” para dy dite transferoi mesfushorin e Kombëtares së Spanjës, Mikel Merino, shkruan Indeksonline
Por, sot në konferencë për media trajneri Arteta tregoi se Merino ka pësuar një lëndim në stërvitje dhe do të mungojë disa javë.
“Shumë fatkeq, dje u lëndua. Ai u rrëzua dhe Gabrieli ra mbi të, duke ia shkaktuar një lëndim në krah”, u përgjigj Mikel Arteta
Nesër skuadra e Arsenalit do të luajë ndaj Brightonit në Premier League nga ora 13:30./Indeksonline/
🚨🏥 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 | Mikel Merino will be out for a ‘few weeks’ with a shoulder injury! ❌
— EuroFoot (@eurofootcom) August 30, 2024
“Very unfortunate… yesterday he had a collision. He landed on the floor and Gabriel landed on top of him and it looks like he has a small fracture probably.”, Mikel Arteta confirms. pic.twitter.com/3K1mRFBnMU