75 Mall Live Search
20:26 / E Diele, 06 Korrik 2025 / G T

E transferuan për 80 milionë, por dështoi! Duran largohet nga Al Nassr

Fenerbahçe ka bërë një goditje të bujshme në merkato duke siguruar shërbimet e sulmuesit kolumbian, Jhon Duran. Ish-futbollisti i Aston Villas i është bashkuar klubit turk në formë huazimi nga Al Nassr, pas një aventure të pasuksesshme në Arabinë Saudite.

Duran ishte transferuar te Al Nassr për plot 80 milionë euro, një shumë që ngjalli shumë diskutime dhe pritshmëri të larta. Megjithatë, ai nuk arriti të bindë me paraqitjet e tij në kampionatin saudit, duke mos e gjetur vazhdimësinë dhe formën e pritur.

Përkundër kësaj, trajneri i ri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, ka insistuar në afrimin e tij. Portugezi legjendar, i njohur për aftësinë e tij për të ringjallur lojtarët që kanë humbur shkëlqimin, e ka kërkuar me ngulm kolumbianin, duke besuar se mund ta kthejë në formën që e bëri të spikaste në Premier League me fanellën e Aston Villas./Indeksonline/