10:37 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

E treta ditë radhazi që Rusia regjistron mbi 10,000 raste me koronavirus

Në të tretën ditë radhazi, Rusia ka regjistruar mbi 10,000 raste me koronavirus.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e shëndetit në vend, brenda 24 orëve janë konfirmuar si të infektuar me virusin korona 10,102 persona. Edhe pse një numër i lartë i të infektuarish, në shifra ka rënie nëse krahasohen me një ditë më parë kur u konfirmuan 10,581 raste.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend rritet në 155,370 ndërsa Rusia radhitet tashmë si vendi i shtatë më i prekur nga Covid-19 në të gjithë botën.

Po ashtu, brenda një dite, si pasojë e koronavirusit humbën jetën 95 persona. Ndërsa, bilanci total i viktimave në vend rritet në 1,451.