E trishtë/ Vdes i riu pas një aksidenti jashtë Kosovës
				Një aksident tragjik i ka marrë jetën 18-vjeçarit Edmond Morina, i cili jetonte jashtë Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja e fshatit Ratkoc, prej nga ishte me origjinë i ndjeri.
“Lajm i dhimbshëm na vjen nga mërgimi: Me dhembje njoftojmë se pas një aksidenti tragjik ka ndërruar jetë Edmond Morina, i lindur më 10.06.2007. Lidhur me kohën dhe vendin e varrimit do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e publikuar./Indeksonline/


