75 Mall Live Search
13:29 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

E turpshme, analisti sportiv në Shqipëri del në përkrahje të Novak Gjokoviqit, sportisti që këndonte këngë nacionaliste për Kosovën

Mbrëmë në emisionin “Procesi sportiv” që është në Shqipëri ka ndodhur një skandal i llojit të vetë.

Analisti i sportit, Alban Bakalli, është shfaqur me një bluzë të tenistit serb, Novak Gjokoviq, transmeton Indeksonline.

Me këtë, Bakalli dëshironte të tregonte se e përkrah tenistin serb, i cili gjatë këtij viti u pa duke kënduar këngë nacionaliste për Kosovën, ku e quante pjesë të Serbisë.

Kjo përkrahje erdhi pas humbjes në Roland Garros të Gjokoviqit.

“Unë do të dal pikërisht për këtë (humbjen e Gjokoviq ndaj Nadalit). I shkruva diçka të atit të Novak dje përmes miqëve tanë dhe ai më dërgoi një përgjigjie shumë xhentile sot. Thash se do të jem te procesi, ngase ata na kanë ndjekur edhe herën e fundit”, u shpreh ai./Indeksonline/