75 Mall Live Search
17:47 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

E turpshme çfarë i bëjnë tifozët serbë gjyqtarit anësor

Te premten në Beograd është luajtur ndeshja kundër vendasve të Partizanit të Beogradit dhe Marça Sabaç, ku ka ndodhur një incident i pazakontë.

Në minutën e 84-t, sfida u ndërpre për disa minuta për shkak se tifozët e Partizanit të Beogradit filluan të qëllonin me topa bore arbitrin anësor.

Vendasit kanë preferuar të “shfryjnë” nervat te arbitri pasi ekipi i tyre nuk po arrinte dot që të gjente rrugën e rrjetës. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin e “bardhë” 0 me 0. Videoja është bërë shumë e përhapur në internet që pas ndeshjes së djeshme.