E turpshme, dalin pamjet kur dy kosovarë vjedhin gjësende në një pompë në Shqipëri

Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar dy kosovarë të cilët u kapën duke vjedhur gjësende në një pomë derivatesh në Lezhë.
Ata u lokalizuan nga shërbimet e policisë, gjatë kohës që po tentonin të largoheshin drejt Malit të Zi, me automjetin që kanë përdorur për të kryer vjedhjen.
A. S., 18 vjeç dhe T. I., 18 vjeç, të dy banues në Kosovë janë të arrestuarit të cilëve u është sekuestruar automjeti./Indeksonline/