E turpshme dhe aspak me shije, Morena publikon video teksa bën dush e ekspozon trupin!
Morena Taraku ka mbetur edhe jashtë muzikës edhe jashtë modelimit.
Përpos që nuk ia dëgjon askush këngët, atë më nuk e ftojnë as në sfilata.
Ndërhyrjet e shumta kirurgjike madje e kanë shëmtuar, sepse natyrale ishte edhe më e bukur.

Por çfarë vërehet kohët e fundit është se Morena ka humbur edhe shumë në peshë, gjë që e bën të duket thatanike.

Përpos që rri në Instagram duke publikuar fotografi të veturave të reja, të shtrenjta e që nuk dihet kush ia blen, shpesh herë edhe provokon ndjekësit e saj, transmeton Indeksonline.
Sot ajo publikoi një video duke bërë dush, e padyshim se nuk është aspak e hijshme t’u tregosh gjithë botës detajet edhe të larjes.
Për më tepër duhet përkujtuar që edhe një herë më parë, Morena kishte realizuar një video të ngjashme, por jo në dush./Indeksonline/
