75 Mall Live Search
22:51 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / BA

E turpshme, futbollisti i Rayo Vallecano, merr mesazhin tronditës: Të raftë kanceri dhe vdeksh në fushë…

Sulmuesi i Rayo Vallecanos, Sergio Camejo, ka bërë publik mesazhin e urryer dhe vulgar që mori pas barazimit me Oviedon.

Sulmuesi i Rayo Vallercanos, Sergio Camejo, ka vendosur të ndajë me më shumë se 68,000 ndjekësit e tij në Instagram një mesazh tronditës urrejtjeje që mori në rrjetet sociale pas barazimit 0-0 të ekipit të tij me Oviedon.

Mesazhi, i dërguar nga një përdorues interneti, përmban fyerje dhe kërcënime të rënda kundër jetës së ish-lojtarit 24-vjeçar të Atletico Madridit: “Plehra, o kopil! Sa e vështirë është ta godasësh topin në portë? Të raftë kancesi dhe të biesh i vdekur në fushë.”

Sergio Camejo u rikthye në formacionin titullar të Inigo Perez për ndeshjen në Carlos Tartiere, pas shtatë ndeshjeve në të cilat nuk kishte filluar si titullar. Ai u zëvendësua në minutën e 70-të nga Alemao.