10:54 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

E turpshme, gjenerali serb që ka kryer krime në Kosovë thotë se ka vepruar sipas ligjeve!

Nga 11 aktakuzat e ngritura nga gjykata e Kosovës në bashkëpunim me ‘Eulex’ për krime të luftës, tre janë kundër gjeneralëve të pensionuar serb, Bozhidar Deliç, Ljubisa Dikoviç dhe Momir Stojanoviç.

Ljbisa Dikoviç, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjatë luftës në Kosovës, në një intervistë për ‘Sputnik’ ka thënë pse nuk po ngritën aktakuza kundër ushtarëve shqiptarë, transmeton Indeksonline.

Tutje, gjenerali i dyshuar për krime lufte, tha se gjatë asaj kohe kanë vepruar në komfort ligjeve dhe Kushtetutës.

“Ne kemi mbrojtur vendin tonë, ne të gjithë kemi punuar sipas Kushtetutës dhe ligjeve.”, u shprehë gjenerali serb./Indeksonline/