E turpshme kjo, lojtari i Prishtinës së Re ofendohet në baza racore
Në këto momente po zhvillohet ndeshja Prishtina e Re-Ferizaj.
Si në çdo shtet të botës, ofendimet raciste kanë pasqyruar një anë negative në futboll.
E kjo gjë ndodhi edhe në Kosovë, me lojtarin Cheick Doukoure i cili u ofendua në bazë racore nga vetë tifozët e klubit të tij.
Lojtari për disa minuta dëshiroi të dal nga fusha, por u bind nga ana e lojtarëve të tjerë.
Ndeshja është 0-0./IndeksOnline/

